Depo doganore Slloveni

Depo doganore dhe shërbime doganore në Slloveni

Pro Transport ka disa vite që ofron transport të plotë dhe parcial të mallrave nga vendet e Bashkimit Evropian për Kosovë dhe Shqipëri. Pro Transport disponon depon moderne në Škofja Loka në Slloveni, ku grumbullohen ngarkesat parciale nga e tërë Evropa e të cilat pastaj nisen për Kosovë dhe Shqipëri. Depoja në Slloveni është me standarde të larta për strehim, siguri dhe me kushte shumë të mira higjienike.

Në depon në Slloveni, mallrat përveç që strehohen përkohësisht deri sa të ngarkohen për Kosovë dhe Shqipëri, me kërkesën e klientit mund të strehohen edhe për kohë më të gjatë dhe atë pa pagesë. Depoja grumbulluese në Slloveni posedon staf teknik të trajnuar me standarde evropiane për shkarkimin dhe ngarkimin e mallrave të cilat arrijnë në depo.

Shërbimet tona
  • Magazinë doganore për të gjitha llojet e mallrave
  • Shërbime të ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave
  • Përgatitje të formaliteteve doganore si Ex dokumenti; EURO 1
  • Sigurime të mallrave gjatë transportit dhe strehimit
  • Asistencë në komunikim në mes të shitësit dhe blerësit të mallit në fushën e logjistikës dhe transportit
Avantazhet tuaja
  • Shfrytëzimi i depos në Slloveni pa pagesë deri sa të jeni të gatshëm që malli të niset për Kosovë dhe Shqipëri
  • Personel të kualifikuar, të cilët me kërkesën e klientëve dhe sipas nevojës asiston dhe mundëson nxjerrjen e dokumenteve eksportuese (Deklaratës Eksportuese ose EUR1) për mallra përkatëse
  • Shfrytëzimi i depos sonë si adresë referuese, përkatësisht pikë grumbulluese për furnitorët e juaj në Evropë
  • Grumbullimi i mallrave në depo në Slloveni bën që të ulet ndjeshëm kosto e shërbimit si dhe koha e liferimit të mallrave parciale nga shtetet e ndryshme evropiane deri në Kosovë.
  • Liferimet e mallrave nga Sllovenia për në Kosovë dhe Shqipëri që bëhen 3 herë në javë.
  • Mallrat që transportohen nga dhe përmes depos tonë në Slloveni janë të siguruara.

KONTAKTI