Eksportet

Organizojmë eksporte përmes transportit tokësor dhe detar nga Kosova dhe Shqipëria për në të gjitha vendet e rajonit dhe Evropës, Lindjes së Mesme dhe Lindjes së Largët, Afrikës dhe SHBA-së.

Si rezultat i infrastrukturës së krijuar, rrjetit bashkëpunues dhe ekspertizës për klientët tanë, merremi me organizimin dhe menaxhimin e shërbimit transportues për eksport përmes anës rrugore dhe detare për dërgesa të plota dhe parciale.

Dërgesat parciale në rrugë tokësore brenda Evropës kanë kohë tranzitore 5-7 ditë që nga vendi i ngarkimit deri te vendi i destinacionit final. Pro Transport disponon depon doganore në terminalin Prishtina 3, ku grumbullohen ngarkesat parciale tokësore nga e tërë Kosova e të cilat pastaj nisen për në vendet e rajonit dhe për në Evropë.

Dërgesat e plota në rrugë tokësore kanë kohë tranzitore nga vendi i ngarkimit deri te vendi i destinacionit final 3-4 ditë.

Shërbimet në fushën e eksportit që ne ofrojmë janë si në vijim:

Shërbimet tona

Organizimin dhe menaxhimin për dërgesa të plota dhe parciale nga Kosova për në të gjitha vendet e rajonit si Sllovenia, Kroacia, Evropa në veçanti në Gjermani dhe në Zvicër, e po ashtu edhe në vendet tjera të Evropës

Shërbimi i transportit detar

Organizimin dhe menaxhimin për dërgesa të plota për në të gjitha vendet e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Lindjes së Largët përmes rrugës detare. Ngarkimi bëhet në Kosovë, vazhdon për në portin e Durrësit ose të Selanikut (varësisht nga çmimi dhe koha e udhëtimit e cila është më e volitshme për klientin) për të vazhduar me anije deri në destinacionin final.

Avantazhet tuaja
  • Ngarkesa ditore nga vendet e rajonit dhe të Evropës për t'u dhënë juve maksimumin e fleksibilitetit.
  • Gamë të gjerë zgjidhjesh për ngarkesat tuaja të vogla për të përmbushur nevojat e biznesit tuaj.
  • Ngarkesat parciale të marrura nga vendet e ndryshme evropiane kanë një kohë tranzitore prej 5-7 ditësh nga vendi i origjinës deri te vendi i destinacionit.
  • Me sistemin tonë të përcjelljes së ngarkesës ju do të dini në çdo kohë statusin e ngarkesës tuaj.
  • Koha tranzite rreth 30 - 33 ditë për ngarkesa të plota dhe 40 - 45 ditë për ngarkesa parciale.
  • Bashkëpunim të gjerë me shumë linja detare duke ju ofruar fleksibilitet në çmime, kohë dhe shërbim

KONTAKTI