Sigurimi i mallrave

Ngarkesa e pasiguruar brenda zinxhirit të furnizimit është e ekspozuar ndaj rrezikut. Pa vendosur mbrojtjen e duhur, ngarkesa është e ekspozuar ndaj shumë rreziqeve potenciale të tilla si vjedhja, zjarri ose ndaj rreziqeve të motit të cilat janë përtej kontrollit tuaj.

Gjatë transportit detar jo vetëm që ngarkesa është e ekspozuar ndaj rrezikut të ngjarjeve të papritura por nëse ka ndonjë situatë në të cilën anija është në rrezik, kostot e shpëtimit do të ndahen në mënyrë proporcionale ndërmjet zotëruesit të mallit dhe zotëruesit të anijes/carteruesit. Ky status është i njohur si Mesatarja e Përgjithshme: "çfarë është dhënë për të gjithë duhet kontribuar nga të gjithë" (the digest of Justinian Code. 533 AD).

Prandaj, edhe nëse ngarkesa juaj mbërrin e sigurtë, nën Mesataren e Përgjithshme ju mund të detyroheni të paguani humbjen e të tjerëve dhe shpenzimet e shkaktuara gjatë shpëtimit të anijes në rrezik. Shumë nisësa nuk e kuptojnë që ata janë pjesërisht ligjërisht përgjegjës për udhëtim të sigurt të anijes.

Avantazhet e juaja pas sigurimit të mallrave
  • Kompensimi deri në vlerën e plotë të vlerës së ngarkesës pa patur parasysh shkakun ose fajin nga ana e transportuesit.
  • Primë konkurruese.
  • Mbulim door-to-door, përfshirë ngarkimin dhe shkarkimin.
  • Pagesë e shpejtë dhe e thjeshtë për pretendimet e vlefshme pa administrim siguracioni.
  • Mbulim nga kompanitë e sigurimit lider në treg.
  • Link 1 Link 2

KONTAKTI