Transporti Detar Parcial

Transporti parcial i mallrave mundëson bartjen e mallrave në sasi më të vogla se një konteiner i plotë nga Lindja e Largët ose ShBA-ja për në Kosovë dhe Shqipëri.

Duke shfrytëzuar infrastrukturën që kemi, shërbimi i transportit parcial ofrohet edhe për mallrat nga Kina, India dhe SHBA-të duke i sjellur ato në port të Durrësit në Shqipëri apo të Koperit në Slloveni, me një kohë tranzitore të përshtatshme si dhe liferim të mallrave nga porti shkarkues deri në destinacionin final në Kosovë dhe Shqipëri. Kemi mundësi të bëjmë grumbullimin e mallrave sipas sistemit "door-to-door" që nga vendi i origjinës e deri në destinacionin final.

Avantazhet tuaja
  • Ngarkesa javore nga portet e Lindjes së Largët për t'u dhënë juve maksimumin e fleksibilitetit.
  • Gamë të gjerë zgjidhjesh për ngarkesat tuaja të vogla për të përmbushur nevojat e biznesit tuaj.
  • Konsolidimin e ngarkesave në magazinat tona në Lindjen e Largët në mënyrë që të jeni të sigurtë për një proces cilësor të besueshëm dhe në përputhje me standardet tona.
  • Me sistemin tonë të përcjelljes së ngarkesës ju do të dini në çdo kohë statusin e ngarkesës tuaj.
  • Koha tranzite rreth 40 - 45 ditë nga nisja e anijes.
  • Lidhja jonë me portin e Koperit, Durrësit dhe Selanikut iu ofron fleksibilitet në kohë dhe në çmime.

KONTAKTI