Transporti Tokësor

Pro Transport merret në tërësi me organizimin dhe menaxhimin e shërbimeve transportuese dhe shërbimeve të logjistikës.

Gjatë operacioneve të transportit dhe logjistikës ne ofrojmë: kujdes, njohuri dhe standarde të kualitetit të kërkuar. Qëllimi ynë është që të realizojmë dërgesën tuaj në mënyrë efikase prej pikës së origjinës deri te pika e destinacionit në mënyrë të shpejtë, të sigurtë dhe të thjeshtë.

Shërbimet tona
  • Transport tokësor të plotë dhe parcial nga vendet e rajonit për në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe anasjelltas: Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Greqi dhe Turqi.
  • Transport tokësor të plotë dhe parcial nga vendet e Bashkimit Evropian për në Kosovë e Shqipëri dhe anasjelltas: Itali, Gjermani, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Çeki, Sllovaki, Angli, Austri, Danimarkë, Suedi dhe Poloni.
  • Transport tokësor të plotë dhe parcial për mallrat që kërkohen të kenë regjim të temperaturës (termo-king) nga vendet e Evropës për në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe anasjelltas.
  • Transport të mallrave të rrezikshme dhe speciale me mbipeshë.
  • Shërbime të konsulencës në fushën e transportit dhe logjistikës
  • Shërbime të magazinimit të mallrave dhe shërbimeve të formaliteteve doganore në Slloveni, Kosovë dhe Shqipëri
Avantazhet tuaja
  • Ngarkesa ditore nga vendet e rajonit dhe Evropës për t'u dhënë juve maksimumin e fleksibilitetit
  • Gamë të gjerë zgjidhjesh për ngarkesat tuaja të vogla për të përmbushur nevojat e biznesit tuaj
  • Depo moderne në Škofja Loka në Slloveni, ku grumbullohen ngarkesat parciale të pranuara nga e tërë Evropa dhe pastaj nisen për në Kosovë dhe Shqipëri
  • Ngarkesat parciale të pranuara nga vendet e ndryshme evropiane kanë një kohë tranzitore vetëm 5-7 ditë nga vendi i origjinës deri te vendi i destinacionit.

KONTAKTI