Depo publike dhe terminali doganor në Prishtinë
Pro Transport ka disa vite që ofron transport të plotë dhe parcial të mallrave nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Turqisë për në Kosovë dhe Shqipëri dhe anasjelltas, si dhe transport të plotë dhe parcial përmes anës detare nga Azia dhe vendet e tjera të botës.
Duke filluar nga muaji prill 2018, kompania jonë ka në menaxhim Depo Doganore Publike në Terminalin Prishtina 3 në fshatin Bresje, që mundëson të bëhet shkarkimi i menjëhershëm i mallrave parciale të cilat vijnë nga Sllovenia.
Ky shërbim është aktiv për të gjithë klientët tonë, duke përshpejtuar në mënyrë të ndjeshme procedurat e zhdoganimit dhe lirimit të mallrave, pasi që me mbërritjen e kamionit në Terminalin Doganor, të gjitha mallrat shkarkohen në Depon Doganore dhe pasi subjektet të kenë shlyer detyrimet doganore përkatëse, mallrat liferohen tek klientët, sipas marrëveshjeve paraprake.
- Magazinim dhe strehim publik të mallrave tuaja në periudha afatshkurtra dhe, sipas kërkesës, edhe në periudha afatgjata.
- Kontrata mujore për strehim të mallrave në depo doganore.
- Ngarkim dhe shkarkim të mallrave sipas kërkesës.
- Monitorim dhe vëzhgim të mallrave sipas kërkesës.
- Monitorim dhe vëzhgim të vazhdueshëm në kamera gjatë ngarkimit dhe shkarkimit, si dhe gjatë strehimit të mallit.
- Përfaqësime dhe asistencë në inspektime doganore.
- Formalitete doganore në tranzite, eksport dhe import.
- Shpejtim i përfundimit të procedurave doganore dhe liferim i mallrave për në destinacion final.
- Ulje e madhe e kohës së pritjes për procedurat doganore ku çdo subjekt është i pavarur nga subjektet e tjera që ndodhen në të njëjtin kamion/listë ngarkese.
- Depo Doganore e përkohshme që ka ambiente të sigurta dhe të monitoruara 24 orë/7 ditë në javë në Terminalin Doganor.
- Shërbimi i magazinimit të mallrave me kosto të arsyeshme deri në momentin kur mund t'i kryeni procedurat doganore.
- Kursimi i kohës dhe kostove duke shfrytëzuar shërbimet që ofron depoja doganore.
- Cilësi dhe seriozitet maksimal nga stafi ynë në të gjitha procedurat administrative dhe operative të çdo ngarkese duke ju asistuar juve si dhe agjentët tuaj doganor në mbarimin e procedurave doganore.