Reth Nesh
Pro Transport

është kompani transportuese e cila është themeluar për të udhëhequr dhe ofruar linjat e nevojshme që mungojnë në cilësinë totale të shërbimeve për të plotësuar hendekun e krijuar në tregun kosovar dhe të regjionit në sektorin e transportit të mallrave dhe logjistikës.

Prezenca jonë ndërkombëtare, përvoja, kompetencat dhe rrjeti ynë na lejon të bëjmë dërgesa lokale, rajonale dhe ndërkombëtare me kualitet të lartë të shërbimit dhe me çmime konkurruese të tregut.

Misioni ynë

ofrimin e shërbimeve të besueshme dhe kualitative në mënyrë që të fuqizojmë biznesin e klientëve dhe perspektivat e tyre zhvillimore

Shërbimet tona
  • Organizim dhe menaxhim të shërbimit transportues dhe shërbimeve te logjistikës
  • Transport tokësor të plotë dhe parcial nga të gjitha vendet e rajonit dhe Evropës për Kosove dhe Shqipëri dhe anasjelltas
  • Organizmin e transportit të mallrave të rrezikshme
  • Organizim të transporteve speciale me mbipesha
  • Transport detar me kontejner te plote dhe parciale
  • Transport parciale nga Kina per Kosove dhe Shqipëri
  • Organizim të transporteve hekurudhore
  • Projekte të transportit dhe logjistikës në periudha afatshkurtra dhe afatgjata
  • Shërbime të logjistikës lokale dhe rajonale
  • Shërbime të konsulencës ne fushën e transportit dhe logjistikës
  • Shërbime të magazinimit të mallrave dhe shërbime të formaliteteve doganore në Kosovë, Shqipëri dhe Slloveni
Përparësitë
  • Njohuri, eksperiencë dhe profesionalizëm në sektorin e shërbimeve te transportit dhe logjistikes ndërkombëtare
  • Infrastrukturë moderne si depo doganore në Škofja Loka (Slloveni), depo doganore në Prishtinë (Kosovë) dhe Durrës (Shqipëri).
  • Personel profesional dhe të motivuar
  • Bashkëpunim te ngushte me te gjitha linjat detare qe operojnë ne portin e Durrësit, Selanikut dhe Tivarit
  • Afërsi dhe vullnet për zhvillim të mëtejshëm të njohurive dhe aftësive që reflektohen tek klientët dhe në industri
  • Rrjete te gjere ne shërbimet e logjistikes dhe transportimin e mallrave parciale
  • Rrjet te gjerë të partnereve dhe bashkëpunëtoreve lokal, rajonal dhe ndërkombëtar
Përkrahja e klientit

Rëndësia e mbështetjes së konsumatorëve është zemra e shërbimeve tona. Për këtë arsye, kjo fushë e ka vëmendjen tonë të veçantë. Pro Transport ofron mbështetje të plotë gjatë kohës së ekzekutimit të shërbimit të ofruar me anë të të gjitha mjeteve të komunikimit siç janë e-maili, telefoni fiks, telefonat celularë, faksi dhe kontakti fizik. Mbështetja është e mundshme për çdo çështje drejt Pro Transport 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Për më tepër, Pro Transport do të angazhohet që të bashkëpunojë dhe të qaset me propozime dhe strategji të cilat e ngrisin cilësinë totale të shërbimeve, me qëllim që të rriten, përmirësohen dhe pasurohen relacionet biznesore.

KONTAKTI